Rafael Leão ka mbërritur në Stamboll, duke i dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së shumëpritur drejt Galatasarayt.

Sulmuesi portugez ka zbritur në aeroport, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të klubit turk. Atmosfera ishte elektrizuese, me mbështetësit e Galatasarayt që i kanë rezervuar Leãos një pritje spektakolare, duke e përshëndetur si një yll të madh.

Transferimi i tij nga Milani drejt Galatasarayt pritet të jetë një nga goditjet më të bujshme të merkatos së kësaj vere. Klubi turk ka avancuar ndjeshëm në negociata dhe tashmë mbërritja e Leãos në Stamboll e afron gjithnjë e më shumë zyrtarizimin e marrëveshjes.

Tifozët e Galatasarayt kanë shfaqur entuziazëm të madh për afrimin e portugezit, i cili pritet të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës për sezonin e ri.

Top Channel