Vendimi i marrë nga Harry Kane: Do të jetë kontrata e rëndësishme e fundit për mua
Ka afate që me kalimin e kohës shndërrohen në kufij dhe për Kylian Mbappe ky kufi është 2 nëntori. Pikërisht në këtë datë, por në vitin 2011, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 100 si futbollist i Realit të Madridit në fushën e Lyon në sezonin e tij të tretë me Los Blancos dhe me Jose Mourinhon në pankinë.
Ylli portugez e arriti këtë shifër në 105 ndeshje të zhvilluara, një rekord absolutë të cilin e ndan me Erling Haaland dhe që Kylian Mbappe kërkon ta thyejë me francezin që ka pak më shumë se 2 muaj kohë për ta arritur këtë.
Që nga momenti që u transferua te Reali i Madridit, Mbappe i ka ‘djegur’ etapat e shënimit të golave me një shpejtësi të madhe. Në sezonin e tij të parë me Los Blancos ai shënoi 44 gola, 31 nga të cilat në La Liga duke fituar Këpucën e Artë. Por ky shkëlqim i tij individual nuk u reflektua në kolektiv. Reali i Madridit mbylli një sezon zhgënjyes me eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe me humbjen e La Ligës dhe finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
Sezoni i dytë nis me probleme. Me ardhjen e Xabi Alonsos, Kylian e nisi këtë aventurë me trajnerin bask, i kushtëzuar nga një gastroenterit i rëndë që e mbajti jashtë planeve për 10 javë, bëri që të humbasë peshë dhe të vonohet me përgatitjet e tij për Botërorin e Klubeve. E megjithatë, kur sulmuesi e mori seriozisht ishte i pandalshëm, shënoi në 8 ndeshje radhazi dhe barazoi rekordin e Ronaldos prej 59 golash në një vit natyral.
Por në pranverë u thye magjia. Skuadra e Realit pësoi rënie në rendiment së cilës iu shtuan edhe problemet në gju të Mbappe. Gjithsesi francezi arriti të shënojë 42 gola në të 4 kompeticionet edhe pse pa fituar trofe dhe në këtë rast nuk arriti të marrë as Këpucën e Artë edhe pse për të dytin sezon radhazi u shpall shënuesi më i mirë i La Liga.
Kylian Mbappe është në kuotën e 89 golave me Realin e Madridit në 105 ndeshje, pas tregolëshit të shënuar në ndeshjen me Real Sociedad në ndeshjen e tij të dytë në La Liga në këtë sezon dhe tani i duhen edhe 11 gola për të arritur kuotën e 100 finalizimeve. Kalendari ia krijon hapësirat. Deri në datën simbolike 2 nëntor, Kylian do të ketë përpara 9 ndeshje në La Liga dhe 3 të fazës së Ligës në Champions, 12 mundësi për të shembur murin e 100 golave, 11 gola në 12 ndeshje është diçka e madhe, por jo një mision i pamundur për t’u përmbushur për një sulmues të kalibrit si Kylian Mbappe.
Top Channel