Bundesliga gjermane që në javën e parë të sezonit të ri regjistroi një surprizë të madhe. Elversberg ka arritur të mposhtë një prej skuadrave më me peshë të kampionatit si Bayer Leverkusen me rezultatin 3-2.

Elversberg që këtë vit është ngjitur në elitën e futbollit gjerman e filloi në mënyrë të vrullshme ndeshjen teksa në minutën e 8 dhe të 9 mori avantazhin e e dyfishtë 2-0 me gola të Petkov dhe Campbell duke kapur në befasi Bayer Leverkusen. Në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan më shumë për skuadrën e aspirinave që pësoi edhe golin e tretë e Mokwa për të çuar rezultatin në 3-0. Gjithsesi Bayer Leverkusen filloi të reagojë dhe në minutën e 71 shkurtoi diferencën në 3-1 me Patrick Schick, ndërsa në minutat shtesë, Kofane shënoi golin e dytë për Leverkusenin që gjithsesi doli i humbur nga kjo sfidë duke e nisur kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ai që nuk gaboi ishte Leipzigu qe iu imponua Borussia Moenchengladbach duke e mundur me rezultatin 3-0. Baku zhbllokoi rezultatin për Leipzigun në minutën e 26 duke i dhënë avantazhin 1-0. Në pjesën e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Nusa dhe Reitz për të vulosur fitoren 3-0 të Leipzigut që në këtë mënyrë mori 3 pikët e para në kampionat.

Në ndeshjet e tjera, Köln mposhti Hoffenheim 3-2, Mainz barazoi me Paderborn 0-0, ndërsa Union Berlin-Eintracht përfundoi me rezultatin 3-3.

Top Channel