Milan i gëzohet Gonçalo Ramos: Duam të fitojmë. Zakonisht me këto raste shënoj më shumë gola
Manchester City nuk gabon as në ndeshjen e javës së dytë të Premier League. Skuadra e Citizens pushtoi Londrën teksa mposhti Crystal Palace me rezultatin 4-1 dhe e sheh veten në kuotën e 6 pikëve.
Vetëm 17 minuta priti skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca për të zhbllokuar rezultatin me të zakonshmin Erling Haaland që shënoi golin e tij të parë me modelin e ri të flokëve për t’i dhënë avantazhin 1-0. Pas këtij momenti, Manchester City pati mundësi të tjera për të shënuar të tjerë gola, por pa sukses dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të Citizens.
Atë që nuk bëri në pjesën e parë, Manchester City e bëri në fillimin e 45 minutat e dyta me Cherki që shënoi golin e dytë për skuadrën e tij duke e çuar rezultatin në 2-0, por shumë shpejt Crystal Palace rihapi llogaritë e ndeshjes pas autogolit të Donnarummës duke shkurtuar diferencën në 2-1. Por londinezët nuk iu gëzuan shumë këtij momenti pasi Manchester City i goditi sërish, përsëri me Cherki që plotësoi kështu dygolëshin personal duke e çuar rezultatin 3-1. Manchester City kishte totalisht kontrollin e lojës në dorë dhe në minutën e 84 skuadra e Maresca plotësoi ‘pokerin’ e golave pikërisht me Haaland, ku edhe norvegjezi plotësoi dygolëshin e tij personal për të fiksuar fitoren 4-1 të Manchester City që shkon në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve kampionat
Top Channel