Hidhet shorti i Europa League, Juventusi dhe Milani njihen me kundërshtarët e fazës së ligës
Vetëm përpara pak ditësh, UEFA mori masa disiplinore ndaj Crvena Zvezda për koret diskriminuese dhe antishqiptarëve të tifozëve të saj në ndeshjen me Viktoria Plzen. Por tani duket se qeverisë së futbollit evropian do t’i duhet të merret sërish me klubin serb pasi këtë të premte mori një kërkesë për përjashtimin e Crvena Zvezdës nga Conference League.
Ishte Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, që ruan kujtimin e më shumë se 8000 civilëve të vrarë bë 1995 nga forcat serboboshnjake me komandant Ratko Mladic, ajo që i bëri këtë kërkesë institucionit më të lartë të futbollit kontinental.
Në komunikatën e saj, Qendra Përkujtimore e Srebrenicës iu referua sfidës së kësaj të enjteje mes Viktoria Plzen dhe Crvena Zvezdës në Çeki duke denoncuar banderolat e shfaqura nga tifozët serbë që e cilësuan si hero Mladic që njihej ndryshe edhe si ‘Kasapi i Bosnjes’ që ishte i dënuar për gjenocid dhe krime lufte ndaj njerëzimit
Sipas komunikatës së publikuar në portalin ‘Klix’, tifozët shpalosën banderolën ku lexohej ‘Gjeneral, lavdi e madhe dhe faleminderit’ dhe në të njëjtën kohë thërrisnin emrin e Mladic
thirrur në të njëjtën kohë edhe emrin e Mladic. Komunikata thekson gjithashtu se edhe vetë klubi pas ndeshjes në rrjetet sociale postoi foto të Mladic me komente që e glorifikonin.
‘Një klub që përdor me vetëdije kanalet e tij zyrtare të komunikimit për të dhënë mesazhe që glorifikon një njeri të dënuar për gjenocis nuk mund të pretendojë se një sjellje e tillë është vetëm e tifozëve të tij-nënvizon Qendra Përkujtimore e Srebrenicas-tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për tifozerinë, por për raportet institucionale të klubit me vlera mbi të cilat UEFA bazon futbollin evropian’
Në komunikatën e tij, ky ent kujton se ka një precedent disiplinor në një rast të ngjashëm me atë të Crvena Zvezda ku UEFA arriti në përfundimin se glorifikimi i i Mladic nuk përbënte mesazh fyes ndaj viktimave të krimeve për motive etnike dhe fetare.
Tani, Qendra Përkujtimore e Srebrenicës i kërkon zyrtarisht UEFA që të hapë një procedim disiplinor urgjent për publikimin e fotografive polemizuese përmes kanaleve zyrtare të Crvena Zvezda si një rrethanë veçanërisht e rëndë dhe të sanksionojë siç duhet klubin me përjashtimin përfundimtar.
Crvena Zvezda kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë me Viktoria Plzen, por u eliminua në kohë shtesë në sfidën e kthimit 5-1 dhe tani do të luajë në fazën e Ligës në Conference League.
Top Channel