Qeveria po përgatit skemën e sigurimit në bujqësi, përmes së cilës fermerët do të sigurojnë prodhimin e tyre ndaj fatkeqësive natyrore, ku një pjesë e primit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
“Për të gjithë ju fermerë që keni ngritur shqetësimet tuaja për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet, zjarret, dhe breshëri. Sot kam një lajm të mirë. Jemi në përmbyllje të një skeme të sigurimit në bujqësi e cila do të krijojë një mekanizëm të ri mbetjeje dhe mbrojtjeje për fermerët shqiptarë. Një pjesë e primit të sigurimit do të mbulohet nga buxheti i shtetit”, tha ministri Andis Salla.
Propozimi për sigurimin e bujqësisë para dëmshpërblimit të premtuar, ekspertja e ekonomisë e sheh si një tërheqje të qeverisë për kompensuar fermerët e prekur nga përmbytjet.
“Gjatë këtij viti bujqësia u përball me një sfidë të madhe nga përmbytjet ku një pjesë e prodhimit shkoi dëm dhe fermerët janë në krizë. Me këtë nismë për mbështetje duket sikur qeveria ka dhënë dorëheqjen për dëmshpërblimet”, tha eksperti i ekonomisë, Romina Radonshiqi.
Për eksperten e sigurimit Romina Radonshiqi ngritja e skemës duhet të konsiderohet si një lajm i mirë, edhe pse është i vonuara, pasi fermerët shqiptarë në çdo vit po përballen me zjarrin që u djeg të mbjellat, dhe shiun që përpin serat dhe gjënë e gjallë.
“Sigurimi në bujqësi është një nismë pozitive por e vonuara sepse duhet të kishte ndodhur më parë. Duke qenë se një pjesë e primit do të mbulohet nga qeveria është një element pozitiv pasi besoj se do të ndërgjegjësojë fermerët të sigurohen”, tha eksperti i ekonomisë, Romina Radonshiqi.
Edhe pse kanë kaluar 8 muaj nga përmbytjet ministria e bujqësisë dhe ajo financave ende nuk kanë marrë një vendim për kompensimin e fermerëve, deri më tani puna e vetme e bërë është inventarizimi i dëmit që shiu u shkatërroi prodhimin.
Top Channel