Shtatë dekada nga vdekja e Qazim Mulletit/ Shkëlqim Hajdari: Figurë ikonike, koha i jep historisë mundësinë të flasë më qetë

28/08/2026 09:58

70 vite nga ndarja e tij nga jeta, figura e Qazim Mulletit rikthehet në vëmendje përmes një mesazhi përkujtimor të Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari e cilëson Mulletin si një prej figurave më të njohura të historisë së Tiranës, duke kujtuar kontributin e tij si ish-kryetar i Bashkisë dhe ish-prefekt i kryeqytetit, si edhe historinë e familjes së tij gjatë viteve të regjimit komunist.

Koha i jep historisë mundësinë të flasë më qetë”, shkruan Hajdari, teksa shpreh nderimin për figurën e Mulletit dhe kthimin e tij përfundimtar në Tiranë tre vite më parë.

Mesazhi i plotë:

IN MEMORIAM – QAZIM MULLETI

70 vjet nga ndarja nga jeta!

Sot përkujtojmë me nderim Qazim Mulletin,ish Kryetarin e Bashkisë e ish Prefektin legjendar,një prej figurave më të njohura të historisë së Tiranës.

Fati e largoi nga vendlindja, ndërsa familja e tij përjetoi përndjekjen dhe vuajtjet e një regjimi, që për dekada rëndoi edhe mbi emrin dhe veprën e tij.

Qazim Mulleti u kthye para tre vitesh përfundimisht në Tiranën e tij, aty ku kishte rrënjët, kujtimet dhe një pjesë të rëndësishme të jetës e kontributit te tij.

Koha i jep historisë mundësinë të flasë më qetë dhe brezave detyrën për ta njohur këtë figurë ikonike,pa urrejtje e pa paragjykime.

Nderim Qazim Mulletit!

U prehtë në paqe, në tokën e Tironës që aq shumë e deshi🇦🇱!

Top Channel