Athletic Bilbao thjesht nuk arrin të thyejë “tabunë” e Camp Nou. Humbja e tyre 2-0 mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës konfirmon një nga rekordet më të errëta në futbollin evropian: baskët kanë pothuajse çerek shekulli pa shijuar një fitore në kampionat, në shtëpinë e katalanasve.

Suksesi i fundit i “luanëve” daton në një tjetër epokë, më 24 nëntor 2001, kur fitonin 2-1 nën drejtimin e Jupp Heynckes. Që nga ajo ditë, në rreth 25 vite, Bilbao ka regjistruar afro 20 humbje dhe vetëm 3 barazime në “Camp Nou” për llogari të La Ligas, me një bilanc golash dërrmues prej rreth 12-60.

As trajneri i ri, Edin Terzic, nuk e shmangu dot këtë “gropë psikologjike”, duke e nisur aventurën e tij spanjolle ashtu si shumë paraardhës të tij: me duar bosh.

Për të kuptuar përmasën e vërtetë të kësaj thatësire historike, mjafton një fakt absurd: 11 lojtarë të skuadrës aktuale të Athleticit as që kishin lindur kur klubi i tyre doli për herë të fundit me tre pikë nga stadiumi i Barcelonës.

Top Channel