Ndodh në Brazil, Palmeiras në fushë me fanellë…të kaltër, homazh për Italinë, kampione e botës 2006
Një tjetër telenovelë e merkatos së transferimeve të kësaj vere po mbyllet. Bëhet fjalë për Bradley Barcola i cili do të lërë Parisin për të vijuar karrierën e tij në Premier League angleze.
Liverpooli do të jetë destinacioni i ri për sulmuesin e kombëtares franceze me skuadrën e The Reds që më në fund e ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germainit.
Sipas asaj që publikon ‘The Athletic’, Liverpool që e kërkonte prej kohësh të merrte Barcola për ta vënë nën urdhrat e Andoni Iraolës, ka pranuar të derdhë në arkat e kampionëve të Francës dhe Evropës 100 milionë paundë plus 20 milionë paundë të tjerë në formën e bonuseve. Bisedimet mes Liverpool dhe parizienëve ishin intensive me këta të fundit që fillimisht kërkonin 163 milionë paundë për të zbutur më pas pretendimet e tyre deri në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Transferimi i Barcola te Liverpool pritet të ketë efekt te Cody Gakpo emri i të cilit së fundmi është lidhur me atë të Tottenham, ndërkohë që për futbollistin kishte shfaqur interesin e tij edhe Manchester City.
Top Channel