Aksident tragjik në Farkë/ Fëmija 1 vjeç e gjysmë humb jetën, arrestohet shoferi 24-vjeçar
27/08/2026 14:12
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se po kryente një manovër për lëvizje mbrapa kur ka goditur aksidentalisht fëmijën.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., nuk ka arritur të konstatojë praninë e vajzës gjatë manovrës.
Për pasojë, fëmija ka pësuar plagë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka humbur jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel