Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro
Pavarësisht zërave nga Premier League, Galatasaray mbetet opsioni më i mundshëm për të ardhmen e Rafael Leaos dhe oferta e re e skuadrës turke që pritet të vijë së shpejti, konfirmon këtë pistë të merkatos.
Bëhet fjalë për një ofertë të përmirësuar në krahasim me atë prej 40 milionë eurosh të pak ditëve më parë dhe këtë propozim Milani do ta vlerësojë shumë seriozisht, pasi arrin kufirin e famshëm prej 50. milionë eurosh që kërkon Gerry Cardinale.
Galatasaray mendoi për këtë propozim për të bindur kuqezinjtë; 35 milionë euro vlerë fikse plus 5 milionë euro bonuse për objektiva lehtësisht të arritshëm(praktikisht nëse klubi turk pozicionohet mes 24 më të mirave të grupit të Ligës së Kampionebe) plus 10. milionë euro bonuse për objektiva të vështirë nëse Galatasaray arrin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Sigurisht që kuota prej 50 milionë eurosh nuk është 100% e garantuar, formula mbetet komplekse, por perspektiva është që të kapet ky kufi. Tani i takon Milanit që të vendosë nëse do të pranojë apo jo edhe pse ditët kalojnë dhe mbyllja e merkatos po afrohet. Leao që refuzoi Al Hilal sepse dëshiron që të qëndrojë në Evropë duket se preferon opsionin Galatasaray edhe për pagën prej 12 milionë eurosh, ndërkohë që nuk ka asnjë të re nga Aston Villa që kërkon një qendërsulmues dhe jo një sulmues krahu duke qenë se po transferon ëatkins në Arabinë Saudite. Mateta dhe Kofane në këtë moment preferohen më shumë se Leao nga Emery, ndërkohë që është shumë e ftohtë edhe pista Tottenham që nuk duket se është i interesuar për portugezin.
Top Channel