Chelsea dhe Enzo Fernandez, ‘rasti Julian Alvarez’ i Premier League
Paris Saint Germaini nuk e ka mbyllur ende merkaton e transferimeve të saj si në blerje ashtu edhe në shitje dhe pret të bëjë lëvizje të tjera deri në ditën e fundit. Rasti më mediatik te parizienët është ai i Bradley Barcola, e ardhmja e të cilit te kampionët e Francës dhe Evropës është një mister duke qenë se ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me transalpinët dhe ka arritur një marrëveshje me Liverpool.
Futbollisti i kombëtares franceze është lënë jashtë skuadre nga Luis Enrique deri sa të zgjidhë të ardhmen e tij. E megjithatë ka një hendek jo të vogël mes kërkesës dhe ofertët për futbollistin. Oferta e fundit e Liverpool për Barcola ishte 115 milionë euro duke përfshirë dhe bonuset, por që u refuzua nga drejtuesit e klubit parizien. Në fillim ata kërkonin 160 milionë euro, kurse tani e kanë ulur pretendimin e tyre në 140 milionë.
Kështu, mësohet se Liverpool do të bëjë një tentativë të fundit të Barcola i cili kërkon të largohet, sidomos tani pas ardhjes së 2 blerjeve të reja, Ferran Torres dhe Mika Godts. Të gjitha palët e përfshirë në këtë çështje kanë besim se ky operacion do të zhbllokohet edhe për faktin se qëndrimi i Barcola do të ishte një problem për Luis Enrique.
Asturiani e ka lënë jashtë skuadre Barcola pasi sipas tij një futbollist që e ka mendjen diku tjetër nuk jep rendimentin e tij më të mirë. Vendimet e Luis Enrique që gjithnjë janë të palëkundura kanë përfshirë edhe Mbaye, edhe ky në shënjestrën e Liverpool. Por për Barcola, PSG e ka me ngut. Nëse nuk do të mund të shesë futbollistin, klubi transalpin nuk do të mund të përforcohet, të paktën në repartin e sulmit, përpara mbylljes së merkatos.
Bisedimet mes PSG dhe Liverpool kanë avancuar ditët e fundit. Madje vetë futbollisti, kur konfirmoi se nuk ishte në planet e Luis Enrique, iu ka kërkuar me këmbëngulje drejtuesve të klubit që të gjejnë marrëveshjen me The Reds. Orët në vijim do të jenë vendimtare për Barcola, i cili në korrik bëri të ditur se nuk do të rinovonte kontratën me Paris Saint Germainin përtej 2028.
Top Channel