Chelsea dhe Enzo Fernandez, ‘rasti Julian Alvarez’ i Premier League
Në futbollin anglez shpenzimet në merkaton e transferimeve vijojnë të rrjedhin lumë dhe madje me shifra impresionuese.
Rasti më i fundit është ai i Savinhos që u transferua nga Manchester City te Tottenham për vlerën e 100 milionë eurove, 87 milionë si vlerë fikse dhe 13 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve.
Tottenham këtë të martë zyrtarizoi nënshkrimin me futbollistin brazilian që në këtë mënyrë i bashkohet projektit të ri që Hotspurs, pjesë e të cilit tashmë janë bërë edhe Tonali, Tonali, Mateus Fernandes dhe van Hecke, ku edhe për këta klubi londinez ka shpenzuar një shumë marramendëse për t’i sjellë në Londër.
Savinho që vetëm vitin e kaluar rinovoi kontratën me Manchester City deri në 2031, në moshën 22 vjeçare do të nisë një tjetër skuadër të Premier League. Savinho largohet nga Citizens pas 84 ndeshkeve të zhvilluara, 7 golave të shënuar dhe 16 asisteve të dhënë. Ai do të përforcojë repartin e sulmit të Tottenham që me Roberto De Zerbin në pankinë synon të kthehet mes 6 më të mëdhajave të Premier League(Big Six).
We are delighted to announce the signing of Sávio from Manchester City ✍️
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 25, 2026
Top Channel