Manchester City është gati të tronditë merkatën e verës me një super ofertë zyrtare drejtuar Chelsea-t për mesfushorin argjentinas, Enzo Fernández.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare dhe ekspertët e transferimeve si Fabrizio Romano e Gianluca Di Marzio, “Qytetarët” do të paraqesin një propozim financiar që kap shifrën e rreth 135 milionë eurove (rreth 120 milionë paund).

Kjo lëvizje vjen si kërkesë e drejtpërdrejtë e Pep Guardiolës për të përforcuar mesfushën pas nevojës për me tepër cilësi në organizimin e lojës. Ndonëse Fernández ka një kontratë afatgjatë me Blutë e Londrës deri në vitin 2032, mësohet se vetë 25-vjeçari është i hapur për një kalim te kampionët në fuqi të Anglisë.

Nga ana e saj, Chelsea e vlerëson kampionin e botës mes 135 deri në 140 milionë euro dhe ka qenë e hezituar ta shesë pa gjetur më parë një zëvendësues adekuat në treg, duke qenë se koha po ngushtohet. Megjithatë, një shifër e këtij niveli mund të detyrojë bordin e klubit londinez të japë dritën e gjelbër.

Top Channel