Ndahet nga jeta babai i Lorenc Vangjelit, analisti mesazh lamtumire: Ndërroi jetë i qetë dhe i rrethuar nga familja 14/10 16:27
Sahati i Elbasanit u ndërtua në vitin 1899 me kontributin e komunitetit.
Në më shumë se një shekull ai u tregon kohën qytetarëve të Elbasanit, e po ashtu njihet si orientim vendtakimi në qendër të qytetit. Por megjithë madhështinë e tij, në brendësi akrepat kërkojnë kujdes e vëmendje.
Pavarësisht interesit të turistëve, askush nuk mund të ngjisë shkallët shekullore të drurit e të njihet me brendësinë orës së qytetit. Ky privilegj i takon vetëm Idajetit.
Kulla e Sahatit përfaqëson një bashkëdyzim të arkitekturës osmane dhe funksionalitetit urban, dhe është sot një nga simbolet identitare të qytetit të Elbasanit, që e pasuron më tej mozaikun e trashëgimisë historike brenda mureve të kalasë.
Top Channel