Andoni Iraola debuton me një gjysmëhapi fals në Premier League angleze. Liverpooli i tij nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Neëcastle në fushën e këtij të fundit.

Ndeshja nisi në mënyrën më perfekte për Magpies që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e pestë me Elangan që me një gjuajtje në diagonal mposhti Alisson duke bërë që i gjithë St.James Park të shpërthejë. Por Liverpooli reagoi dhe u hodh në kërkim të golit të barazimit, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Newcastle. Megjithatë në fillimin e 45 minutave të dyta, skuadra e The Reds arriti të barazojë shifrat në 1-1 teksa në minutën e 55 shënoi me Gakpo. Por festa e Liverpoolit zgjati shumë pak, vetëm 120 sekonda pasi Neëcastle pas një kundërsulmi të shpejtë u rikthye në avantazh me golin e Willock që e çoi rezultatin në 2-1.

Kur dukej se Newcastle po shënonte fitoren e parë në këtë sezon të ri, Liverpool, në minutën e 99 fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Szoboszlai që barazoi shifrat 2-2 që ishte dhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje që iu dha nga 1 pikë të dy ekipeve.

Top Channel