Emri i Harry Kane gjatë kësaj vere u përmend në merkaton e transferimeve dhe u lidh me atë të Barcelonës edhe pse për katalanasit sulmuesi anglez është një mision i pamundur.

E megjithatë goleadori i Bayernit të Mynihut qartësoi situatën e tij me klubin bavarez në një intervistë të dhënë pas fitores së Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussias së Dortundit teksa deklaroi se rinovimi i kontratës me kampionët e Bundesligës 

‘Do të flas me klubin gjatë kësaj jave dhe  atë që vjen më pas. Do të kemi një bisedë të hapur-tha Kane-nuk e kemi me ngut dhe nuk po na kap paniku’.

Me këto fjalë, Harry Kane qetësoi tifozët e Bayernit me 33 vjeçarin që ka sy vetëm për Bayernin tek i cili është i fokusuar totalisht.

‘Fokusi im total në prag të sezonit të ardhshëm është te Bayerni i Mynihut-vijoi Harry Kane-bisedimet do të zhvillohen në bazë të këtij skenari’.

Top Channel