Hull City shkakton surprizën e madhe në javën e parë të Premier League angleze. E rikthyer në elitën e futbollit anglez pas 9 vitesh, kjo skuadër iu imponua Manchester United duke e mundur me rezultatin 2-0 një rezultat ky shokues për Djajtë e Kuq që shiheshin si favoritët për të fituar këtë përballje në letër

Hull City e vendosi fatin e takimit që në 45 minutat e para duke shënuar të dy golat. Vetëm 17 minuta priti skuadra vendase për të zhbllokuar rezultatin e kësaj ndeshjeje me golin e Ajayi, ndërkohë që në minutën e 38 skuadra e Michael Carrick mori goditjen e dytë pas Hull City shënoi me Nobel Mendy duke e çuar rezultatin 2-0 me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e kësaj sfide.

Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan me Manchester United që e pati të pamundur të kundërpërgjigjet dhe kështu Hull City mori fitoren e parë sezonale, por edhe të parën ndaj Manchester United që nga viti 1974. Ndërsa Djajtë e Kuq për të dytin sezon radhazi humbet ndeshjen hapëse të kampionatit gjë që nuk ndodhte që nga 1973.

Top Channel