Pelegrinazh në Tomorr, mijëra besimtarë ngjiten në Malin e Shenjtë për festën e Abaz Aliut

21/08/2026 20:01

Ka nisur sot pelegrinazhi 5-ditor në Malin e Tomorrit.

Mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë për ngjarjen më të madhe shpirtërore të komunitetit bektashian që mbledh çdo vit qindra mijëra besimtarë e vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe bota.

Mali i Shenjtë do të shërbejë si qendër lutjesh për paqe, shëndet e mbarësi. Deri më 25 gusht. Qëndrimi në natyrë dhe fushimi në çadra në lartësitë e malit është një nga traditat më të veçanta të këtij pelegrinazhi, ku besimtarët kalojnë të paktën një natë nën qiellin e hapur për të marrë bekimin e vendit të shenjtë.

Policia e Shtetit ka kaluar në plan të veçantë masash për menaxhimin e trafikut në akset Berat-Poliçan-Kulmak dhe Çorovodë-Kulmak. Në territor janë dislokuar grupe të ndihmës së shpejtë, dhe emergjencat civile për të përballuar fluksin e lartë.

 

Top Channel