Moti në fundjavë nis i qëndrueshëm, reshje të izoluara vetëm në disa zona
21/08/2026 07:04
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon kushte atmosferike të qëndrueshme për ditën e premte, 21 gusht 2026.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.
Në këto zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra, kryesisht në formën e pikave, gjatë intervalit nga mesdita deri pasdite.
Era do të fryjë nga veriperëndimi deri në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s përgjatë vijës bregdetare.
Në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.
Top Channel