Aksident në orët e para të mëngjesit në Durrës/ Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital
21/08/2026 09:19
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në rrugën e Vilës së Zogut në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë. Në drejtim të mjetit ka qenë një vajzë e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, nuk dihet ende nëse drejtuesja e mjetit ka qenë në gjendje të dehur. Rruga nga Vila e Zogut që lidh dy rrugë kryesore të qytetit, është një nga rrugët më problematike për qarkullim gjatë natës, pasi nuk ka ndriçim dhe në njërin krah as barriera mbrojtëse.
Top Channel