Natalie Harp hyn mes Trump dhe Melanias? Këshilltarja e Presidentit amerikan në qendër të vëmendjes në Shtëpinë e Bardhë
Një grup turistësh përjetuan momente paniku në ujëvarën Mae Sa, në provincën Chiang Mai të Tajlandës, pasi një përmbytje e papritur shkaktoi rritje të menjëhershme të prurjeve dhe i rrëmbeu nga rrjedha e fuqishme e ujit.
Ngjarja ndodhi më 15 gusht, ndërsa turistët ndodheshin mbi shkëmbinjtë në shtratin e ujëvarës.
Në një video të filmuar nga dëshmitarë dhe të publikuar në rrjetet sociale, turistët shihen duke luftuar për të qëndruar në këmbë në ujërat e rrëmbyeshme, ndërsa përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin.
WATCH: Heart-stopping video shows tourists caught in a sudden flash flood at a waterfall in Thailand.
The water came rushing through Mae Sa Waterfall in Chiang Mai, sweeping several people downstream within seconds.
Park rangers eventually helped get everyone to safety, with… pic.twitter.com/i28pqZdjUc
— Fox News (@FoxNews) August 19, 2026
Autoritetet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i evakuonin turistët në mënyrë të sigurt. Sipas raportimeve, ata pësuan vetëm disa dëmtime dhe gërvishtje të lehta, për të cilat morën ndihmën e parë.
Një dëshmitar okular tha se, pak sekonda para rritjes së menjëhershme të rrjedhës së ujit, kishte dëgjuar një fishkëllimë paralajmëruese nga një punonjës i parkut. Ai tregoi se po përgatitej t’i afrohej ujëvarës për të bërë fotografi kur uji filloi papritur të rridhte me forcë.
Pas incidentit, autoritetet kufizuan përkohësisht aksesin në ujëvarën Mae Sa, për të garantuar sigurinë e vizitorëve.
Top Channel