Conference League/ Drita frenohet nga Inter Club d’Escaldes, çështja e kualifikimit vendoset në Andorra
Reali i Madridit vijon me prezantimet e blerjeve të reja, ceremoni që zhvillohen me dyer të mbyllura. Pas Jose Mourinhos dhe Bernardo Silvas, radha i erdhi Ibrahim Konate i cili është zyrtarizuar si futbollist i Los Blancos që në 18 qershor.
Mbrojtësi francez u transferua në kryeqytetin spanjoll nga Liverpool me parametra zero dhe ka nënshkuar me skuadrën merenges një kontratë 4 vjeçare deri në 2030
‘Kjo do të thotë shumë për mua, ishte fanella e parë që kam pasur kur ishte fëmijë, që ishte një dhuratë nga vëllai im më i madh-tha Konate për kanalet zyrtare të Realit të që nga ai moment gjithnjë kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër fantastike dhe sot jam pjesë e kësaj ëndrre dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. E di që klubi i ka pritshmëritë shumë të larta për çdokënd që vesh këtë fanellë dhe unë jam këtu që të luftoj për këtë skuadër’Madridit-
Ibrahim Konate pritet të bëjë debutimin zyrtar me Realin e Madridit që këtë të shtunë, ku Los Blancos do të udhëtojnë drejt Barcelonës për të luajtur ndaj Espanyol. Mbrojtësi francez është aktivizuar në ndeshjen e fundit të fazës përgatitore ndaj Schalke 04 ku ai ishte titullar duke formuar një dyshe në qendër të mbrojtjes me Dean Huijsen.
Top Channel