Conference League/ Nuk ka fitues në ‘Elbasan Arena’, Dinamo dhe Pafos e mbyllin në barazim aktin e parë
Drita nuk e shfrytëzoi dot siç duhet faktorin fushë në ndeshjen e parë në raundin e playoffit të Conference League.
Në sfidën e zhvilluar në Fadil Vokrri, skuadra kampione e Kosovës nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Inter Club d’Escaldes dhe çështja e kualifikimit për në fazën e Ligës do të zgjidhet në Andorra.
Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Dritën që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4 me golin e Salihut, por Inter Club d’Escaldes reagoi shpejt dhe 9 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me golin e Berlangas. Ekuilibri në rezultat thye sërish pak minuta përpara mbylljes së pjesës së parë kur Drita shënoi me Blerim Krasniqin duke marrë kështu avantazhin 2-1.
Por në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Andorra barazoi sërish këtë radhë me David Lopez për të çuar rezultatin në 2-2. Në minutat shtesë u krijua imazhi i fitores së Dritës që shënoi golin e tretë por që u anulua dhe kështu që sfida u mbyll 2-2 me skuadrat që lanë gjithçka të hapur për sfidën që do të luhet javën e ardhshme.
Top Channel