Me 73 gola në një sezon(vetëm Messi ka bërë më mirë në histori), Harry Kane fitoi Këpucën e Artë për herë të dytë në karrierën e tij dhe këtë të mërkurë sulmuesi anglez i Bayernit të Mynihut mori në dorëzim trofeun e golashënuesit më të mirë të sezonit në Evropës.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishte i pranishëm edhe Luca Toni i cili nuk i kurseu lëvdatat ndaj Kane teksa i tha: ‘Harry, ti meriton Topin e Artë’. Më pas Toni me Kane u bënë protagonistë të një momenti të këndshëm ne skenë kur ish sulmuesi italian shkrepi një foto selfie me telefonin e tij, një foto që u bë virale në rrjetet sociale. Ndërkaq në drejtim të Harry Kane nuk kanë munguar mesazhet e urimit nga një pjesë e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, urime për të cilat Harry Kane shfaqi mirënjohjen e tij.

‘Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes, janë të gjithë legjenda në mënyrën e tyre dhe e vlerësoj shumë-tha Kane-kërkoj të jap shembullin tim. Ka shumë sulmues të rinj që më admirojnë. Përpiqem të sillem në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua të vazhdoj të përmirësohetm; gjithnjë ka diçka ku duhet punuar. Jam shumë mirënjohës për këtë trofe, por mendimet e mia janë për Superkupën e së shtunës’.

Harry Kane është futbollisti i tretë i Bayernit të Mynihut që e merr këtë çmim prestigjioz pas Gerd Müller (fitues i Këpucës së Artë në 1970 e 1972) e Robert Leëandoëski (2021 e 2022). Çmimi i Këpucës së Artë në periudhën 1968-1991 është akorduar nga e përditshmja ‘L’Equipe’. Nga 1997, është shoqata European Sports Media (ESM) nën udhëheqjen e ‘Kicker’ që e dorëzon këtë trofe. Përveç Gerd Müller e Robert Leëandoëskit, futbollistë të tjerë të jashtëzakonshëm që e kanë fituar Këpucën e Artë janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Thierry Henry, Marco van Basten, Hristo Stoichkov dhe Eusébio. Edhe ish futbollistët e Bayernit Roy Makaay e Luca Toni  figurojnë në këtë listë prestigjioze respektivisht si futbollistë të Deportivo La Coruña e të Fiorentinës.

 

Top Channel