Arbitrat shqiptarë vijojnë të gëzojnë besimin e UEFA, iu besohen dy sfida të rëndësishme në Conference League
Në muret e jashtme të New Balance Arena në Bergamo shfaqet i projektuar shkrimi ‘Boycott Israel’ dhe kjo ndodhi në prag të sfidës mes Atalantës dhe Hapoel Tel Aviv e vlefshme për raundin e playoffit të Conference League.
‘Një gjest drite kundër gjenocidit në Gaza’-shpjegon ekuipazhi i Terra di Bergamo e Global Sumud Flotilla duke marrë kështu autorësinë e nismës-mund të ndjekësh një ndeshje futbolli, por jo një gjenocid. Bojkotimi ndaj Izraelit nuk është më një opsion politik ndër të tjerat; është një domosdoshmëri humanitare, një detyrë morale ndaj popullit palestinez që po paguan me jetë heshtjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar’
Autorët e nismës kërkojnë që edhe autoritetet kombëtare të anulojnë përfundimishte memorandumin e mirëkuptimit mes Italisë dhe Izraelit për bashkëpunimin ushtarak dhe kufizimin e marrëveshjeve tregtare, ndërsa UEFA i kërkojnë që të pezullojnë skuadrat izraelite nga kompeticionet sportive. Po kështu një kërkesë iu bë edhe sipërmarrjeve bergamaske që të zgjedhin një ekonomi të paqes, jo të luftës duke ndërprerë çdo lloj raporti dhe aktiviteti me Izraelin.
Top Channel