Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës, pacientja 37-vjeçare që kishte humbur aftësinë për të lëvizur këmbët rikuperon funksionet neurologjike

17/08/2026 17:52

Një ndërhyrje e rrallë dhe urgjente neurokirurgjikale, e para e këtij lloji në historinë e spitaleve rajonale në Shqipëri, është realizuar me sukses në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Një paciente 37-vjeçare, e cila kishte humbur pothuajse plotësisht aftësinë për të lëvizur këmbët, ka rikuperuar funksionet neurologjike pas ndërhyrjes së kryer nga neurokirurgu Dr. Jurgen Kinka.

Ndërhyrja rezultoi e suksesshme dhe pas saj pacientja ka rikuperuar ndjeshëm lëvizshmërinë, duke rifituar funksionet normale të këmbëve.

Bëhet fjalë për një procedurë të rrallë neurokirurgjikale, e cila sipas mjekut është e para e këtij lloji e realizuar në një spital rajonal në Shqipëri.

Tashmë, kjo ndërhyrje po kryhet edhe në mënyrë të rregullt në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Top Channel