Lens bëri surprizën këtë të dielë dhe shkruan një faqe në historinë e futbollit francez. Skuadra e drejtuar nga Toppmoller i bëri një shaka të hidhur skuadrës superkampione të Evropës, Paris Saint Germainit duke e mundur me rezultatin 1-0 duke e ngritur për herë të parë trofeun e Superkupës së Francës.

I mbështetur nga tifozët e tij në stadiumin Bollaert Delelis, Lens realizoi një sipërmarrje të vërtete dhe momenti vendimtar ishte minuta e 32 kur Udol shërbeu një asist të jashtëzakonshëm në shtyllën e dytë për Thauvin; Digne doli me vonesë duke mos e realizuar kurthin e pozicionit jashtë loje dhe futbollisti i Lens mposhti Safonov duke i dhënë skuadrës së tij avantazhit 1-0.

Në të 39 Lens mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Antonios për një faull të rëndë ndaj Akliouche. Megjithatë edhe pse në inferioritet numerik Lens ia vështirësoi gjërat PSG. 

Në minutën e 76, Fabian Ruiz pa t’i anulohej goli i barazimit 1-1 për pozicion jashtë loje, ndërkohë që edhe parizienët mbetën me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Nuno Mendes, por në fund rezultati mbeti 1-0 për Lens që ngriti edhe trofeun e Superkupës së Francës.

Top Channel