Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të Diel
16/08/2026 08:00
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites, vranësirat e dendura do të pasohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu me intensitet të ulët, kryesisht në lindje dhe jug të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë.
Top Channel