Hashashi zë vendin e cigares te adoleshentët, ekspertët paralajmërojnë për dëmet në shëndet Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, ose e njohur ndryshe si “ Shën Maria e Gushtit” është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit ortodoks pasi kjo ditë shënon përfundimin e jetës tokësore të Virgjëreshës Mari, e cili solli në jetën birin e Perendisë, Jezu Krishtit.
Që në orët e para të mëngjesit qytetarët të shumtë morën pjesë meshën që u mbajt pranë Katedrales Ortodokse të Tiranës.
E njëjta panoramë festive u pa edhe në Kishën e Shën Nikollës në Elbasan. Komuniteti i qytetit që prej orëve të para të mëngjesit është mbledhur për të ndjekur nga afër Shërbesat e Shenjta.
Edhe në Durrës besimtarë të shumtë kanë mbërritur në Manastirin e Shën Vlashit, ku me qerinj në duar urojnë njëri tjetrin për një jetë më të mirë.
Ndërsa në Manastirin e Apolonisë u krijuar një atmosferë e e veçantë, ku qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme me qiri dëgjuan meshën e mbajtur.
Ndryshe kjo ditë për nga rëndësia që ka ndryshe njihet si Pashkët e Verës, e cila kujton fjetjen e qetë të Shën Marisë,pas dy javësh kreshme kjo ditë sjell më gëzim dhe paqe në zemrën e besimtarëve.
Top Channel