Është vënë në shënjestrën e Arsenalit, Osimhen: Gjithnjë ka zëra merkatoje, jam i fokusuar te puna ime
15/08/2026 10:11
Victor Osimhen së fundmi është vënë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve pasi për sulmuesin nigerian ka shfaqur interesin e tij Arsenali.
Futbollisti foli për këto zëra pas ndeshjes së parë të kampionatit të Galatasaray me Arca Corum që përfundoi me barazimin 2-2 me Osimhen që shënoi të dy golat për skuadrën e tij, të dytin e shënoi pikërisht në minutën e 90.
Pas përfundimit të ndeshjes, Osimhen u pyet për zërat që e lidhin emrin e tij me Arsenalin me futbollistin që preferoi të driblojë këtë pyetje
‘Gjithnjë ka zëra të merkatos. Unë do të shoh punën time, jam i fokusuar te puna ime, më vonë do të shohim-tha sulmuesi i Galatasaray për BeIN.
Top Channel