Conference League/ Dinamo pret Pafos në playoff, ja kush do të të gjykojë sfidën e skuadrës shqiptare
Egnatia do të luajë javën e ardhshme ndaj Lillestrom në raundin e playoffit të Europa League ku do të kërkojë të vijojë të shkruajë historinë dhe të kalojë në fazën e Ligës së këtij kompeticioni.
Në këtë përballje, do të jetë një klasë arbitrare franceze që do të vendosë drejtësi ku gjyqtar kryesor do të jetë Willy Delajod. Asistentë të tij do të jen Erwan Finjean dhe Valentin Evrard, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Jeremy Stinat. Ndërsa në sallën VAR arbitër do të jetë Mattieu Vernice ndërsa si AVAR është caktuar Benoit Millot.
Kujtojmë se Egnatia edhe po u eliminua në playoffin e Europa League do të vazhdojë rrugëtimin në kompeticionet evropiane pasi skuadra rrogozhinase e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e Ligës në Conference League.
Top Channel