Cesena ka nisur bisedimet me Cristian Shpendin dhe agjentët e tij për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me goleadorin e saj të 3 sezoneve të fundit.

Sipas ‘Corriere di Romagna’, sulmuesi shqiptar do të donte që të qëndronte te te skuadra romanjole, por agjentët e tij preferojnë që ta transferojnë në një skuadër tjetër(por për momentin kërkesa nuk ka) dhe kështu Cesena është në pritje.

Megjithatë klubi bardhezi iu ka vënë dy opsione agjentëve të futbollistit, Ramadani dhe Corvino Jr: nëse doni ta transferoni Shpendin na sillni oferta prej të paktën 3.5 milionë eurosh; nëse Cristian do të qëndrojë do të duhet të punojë për rinovimin e kontratës deri në 2030 ose 2031 me një pjesë të pagës së dy viteve të ardhshme të shpërndarë në 3 apo 4 vjet.

Top Channel