Rrebesh shiu edhe në Pogradec, pak minuta reshje përmbytin rrugët e qytetit
14/08/2026 19:04
Moti i keq në Pogradec reshje intensive të shiut bëjnë që uji të mbulojë rrugët.
Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë në mes të lagjes muze.
Ndërkohë rreshje të forta shiu u regjistruan edhe në Delvinë, Gjirokastër, Ksamil e Sarandë.
Top Channel