Errësira “në mes të ditës” do të pushtojë Spanjën, panik mes popullatës: Do ketë zjarre
Një grua 32-vjeçare është nxjerrë gjallë nga rrënojat 36 orë pasi mbeti e bllokuar nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë.
Daniela Largo u shpëtua në qytetin e Pereira-s pas një operacioni që zgjati rreth 10 orë. Ekipet e shpëtimit arritën ta lokalizonin pasi një banor dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë.
Me ndihmën e një kamere të vogël, zjarrfikësit përcaktuan vendndodhjen e 32-vjeçares, por rruga drejt saj ishte bllokuar nga katër pllaka të rënda betoni. Ekipet hapën dy tunele për ta nxjerrë. Përmes njërit prej tyre i siguruan oksigjen, ndërsa tuneli i dytë u përdor për ta liruar nga rrënojat. Pas shpëtimit, Largo u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në Kolumbinë perëndimore. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 188 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në Pereira janë shembur të paktën 92 ndërtesa, ndërsa në Cali ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat e bllokuar nën rrënoja.
Shpëtimi i Daniela Largos është kthyer në një moment shprese për ekipet e emergjencës, të cilat vijojnë operacionet në zonat më të goditura nga tërmeti.
Top Channel