Dusan Vlahovic është gati të nisë aventurën e tij të re në kampionatin turk. Sulmuesi serb arriti të gjejë marrëveshjen me Besiktasin, skuadër ku ai shkon me parametra zero dhe do të ketë një pagë prej 10 milionë euro në vit dhe njëkohësisht do të përfitojë edhe 10 milionë euro të tjerë për firmën në kontratë.

Ish sulmuesi i Juventusti tashmë ka mbërritur në Stamboll dhe Besiktasi publikoi në rrjetet sociale imazhin e parë të tij me fanelën e kësaj skuadre, një imazh të shoqëruar me frazën: ‘Dusan po vjen’.

Tani ajo që mungon është vetëm kryerja e  vizitave mjekësore dhe nënshkrimi formal i kontratës. Te Besiktas, Dusan Vlahovic do të takojë sërish trajnerin Vincenzo Italiano me të cilin ai ka punuar për 6 muaj në 2021 te skuadra e Fiorentinës përpara se në merkaton e janarit të 2022 ai të transferohej në Torino.

Në 24 ndeshjet e luajtura nën urdhrat e Italianos, sulmuesi serb shënoi 20 gola në kampionat dhe Kupën e Italisë.

Top Channel