Erling Haaland nuk do të mund të marrë kurrë shiritin e kapitenit nga Enzo Maresca dhe shkak është një rregull sa kurioz aq edhe i çuditshëm i trajnerit italian të Citizens, një rregull që e shpjegon vetë ai.

Enzo Maresca thekson se Erling Haaland shënon shumë gola për të qenë kapiteni i Manchester City. Sulmuesi norvegjez është një prej kandidatëve për të marrë shiritin e kapitenit, por me trajnerin e ri dhe pas shënimit të 162 golave të shënuar në një kohë të shkurtër ai nuk do ta ketë privilegj dhe këtë e shpjegon vetë Maresca.

‘Kur isha te Leicester dhe Chelsea unë kisha një rregull; sa herë shënonim gol, kapiteni vinte në stol për të marrë këshilla dhe nuk festonte. Por ai nëse shënon, mund të festojë-tregon Maresca-kështu që nëse Erling është kapiten, kemi një problem goxha të madh’.

Në këtë pikë, pritet që shiritin e kapitenit në vend të Haaland ta marrë Ruben Dias dhe ky sistem i Maresca u pa edhe gjatë turit në Lindjen e Largët.

‘Nëse e vutë re në ndeshjen e së mërkurës, kur shënuam golin e parë, Ruben erdhi te pankina-vijoi Maresca-mendoj se edhe nëse është për 2 apo 3 minuta, gjithnjë ka diçka për të sistemuar’.

Ruben Dias, Erling Haaland dhe Rodri janë skuadra lider për momentin edhe pse mbi spanjollin është vënë një pikëpyetje e madhe pasi kanë nisur tratativat për një transferim të tij te Barcelona. Do të jetë vetë Maresca ai që do të përcaktojë kapitenët e skuadrës me italianin që mendon që mes tyre të jetë edhe një anglez me Phil Foden që shpreson në këtë pikë

‘Për momentin kemi 3 nga 4 kapitenët dhe na mungon edhe 1-tha Maresca-në rastin e Rodrit të shohim se çfarë do të ndodhë’.

Top Channel