Luis Enrique vs. Unai Emery, nga fitorja legjendare 6-1 e spanjollit te dueli për Superkupën Evropiane
Ferran Torres dhe Rodrigo Hernandez janë dy miq që po përjetojnë jetë paralele dhe me shumë mundësi do të kryqëzohën për shkak të kapriçove të futbollit. Ndërsa Barcelona po bisedon me Manchester City për blerjen e mesfushorit madrilen, klubi blaugrana në të njëjtën kohë po diskuton edhe shitjen e sulmuesit valencian në drejtim të Paris Saint Germainit.
Të gjitha palët e përfshira në këto operacione dëshirojnë mbylljen me sukses të tyre sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo përpara se futbollistët të bashkohen me klubet respektive në stërvitje në datat e përcaktuara prej tyre. Rodri dhe Ferran Torres ishin lojtarë kyçë në fitoren e titullit Botëror nga Spanja. I pari u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa i dyti shënoi golin vendimtar për La Roja në finalen e 19 korrikut
Operacionet ku janë përfshirë dy miqtë kanë shumë pikë të përbashkëta. Rodri i ka komunikuar Manchester City se dëshiron të largohet në drejtim të Barcelonës dhe Ferran Torres bëri të njëjtën gjë me katalanasit për PSG. Në të dy rastet, zgjidhja varet nga klubet që duhet të arrijnë marrëveshjet për vlerën e kartonit të lojtarëve të cilët janë në vitin e fundit të kontratës aktuale.
Por jo vetëm kaq, në të dy rastet si për koicidencë ofertat e para të Barcelonës dhe PSG janë refuzuar nga Manchester City dhe Barcelona dhe të dyja ofertat ishin 40 milionë euro. Po kështu në të dyja rastet bisedimet mes klubeve të përfshirë po ecin në sintoni të mirë, por kjo nuk do të thotë se kur bëhet fjalë për para gjërat nuk vështirësohen. Barcelona i ofroi Manchester City për Rodri 40 milionë euro që anglezët e konsideruan të pamjaftueshme. Edhe pse ka vetëm 1 vit në kontratë dhe pavarësisht faktit se Rodri ka zgjedhur Barcelonën si destinacion të ardhshëm te Citizens presin që katalanasit t’i afrohen shifrës prej 70 milionë euro. Klubi blaugrana është i ndërgjegjshëm se do të duhet të rrisë ofertën e tij në të paktën 60 milionë euro dhe të diskutojë bonuset.
Një situatë e ngjashme po ndodh edhe mes Barcelonës dhe Paris Saint Germainit. Francezët ofruan 40 milionë euro për Ferran Torres me të cilin e kanë arritur marrëveshjen, por katalanasit presin që të përfitojnë të paktën 50 milionë euro plus bonuse për valencianin.
Top Channel