Napoli dhe Romelu Lukaku ndajnë rrugët, arrihet marrë veshja me Fenerbahçe për 7 milionë euro.
Lëvizja më surprizuese e merkatos së transferimeve të kësaj vere është zyrtare, Ronaldo Araujo do të jetë futbollisti i Liverpoolit për sezonin 2026/27. Barcelona dhe klubi anglez përmes komunikatave për shtyp bënë të ditur transferimin e uruguajanit në Anfield në formë huazimi me The Reds që kanë si opsion blerjen e futbollistit për vlerën e 55 milionë eurove. Për më tepër do të jetë Liverpool ai që do të paguajë pagën e futbollistit prej 16 milionë eurosh.
Liverpooli kishte nevojë për një qendërmbrojtës duke parë largimin e Konate tek Reali i Madridit, ndërkohë që Van Dijk tashmë 35 vjeçar është në vitin e tij të fundit të kontratës me The Reds. Në muajin shkurt skuadra angleze siguroi shërbimin e Jeremy Jacquet nga Rennais për 70 milionë euro, por 21 vjeçari pak ditë pas zyrtarizimit u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në shpatull. Këtyre iu shtohen Giovanni Leoni i cili pësoi një dëmtim në ligamente gjatë debutimit të tij në shtator dhe që nga ai moment nuk u kthye më në fushën e lojës dhe Joe Gomez, dëmtimet e vazhdueshme të të cilit bënë që si të luante vetëm 33 ndeshje më të gjithë sezonin 2025/26.
Me fjalë të tjera, Liverpoolit i duhej një qendërmbrojtës dhe i zgjedhuri ishte pikërisht Ronald Araujo, një futbollist që ka aftësi të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. Ronald Araujo, fitues i 3 titujve në La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 3 Superkupa të Spanjës me Barcelonën, shkon te Liverpool për të bërë partnerin e Van Dijk në qendër të mbrojtjes së Liverpool. Pas një sezoni zhgënjyes në 2025-2026, kur The Reds investuan 500 milioinë euro, skuadra angleze vuajti shumë për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe shkarkuan trajnerin Arne Slot. Tani Liverpool do të kërkojë të kthehet të jetë sërish kandidat për titullin kampion të Premier League.
Top Channel