Tërmeti shkatërrimtar me dhjetëra ndërtesa të rrënuara dhe mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare E hëna shënoi përshkallëzim të sulmeve mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo e fundit u godit nga dronët ukrainas, që lanë të paktën 13 të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë.
Dronët shënjestruan rajonin qendror të Tatarstanit dhe ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini, më shumë se katër vjet më parë. Republika e pasur me naftë e
Tatarstanit në Rusi ndodhet rreth 1.200 kilometra nga kufiri me Ukrainën, gjë që tregon për fushatën e Ukrainës për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus. Ndërkohë, autoritetet në rajonin ukrainas të Sumit thanë se 14 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm rus me bomba.
Dronë ukrainas sulmuan gjithashtu rajonin e Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, gjatë 24 orëve të fundit, duke vrarë të paktën katër persona dhe plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve rusë. Me rritjen e numrit të viktimave civile, Papa Leoni bëri thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke thënë se njerëz të pafajshëm po vriten dhe plagosen.
Por, nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi se Koreja e Veriut do të dërgojë në Rusi 50 mijë trupa, raketa dhe artileri të rëndë. Zelensky i bëri thirrje Koresë së Jugut të ofrojë mbështetje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Gjithashtu, Ukraina njoftoi se ushtria ruse po planifikon të lëshojë 200 raketa balistike njëkohësisht në territorin ukrainas.
Po ashtu, “The Guardian” raporton se Turqia po përgatit një paketë armësh për Ukrainën. Bëhet fjalë për shtatëdhjetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, rreth 50 mijë fishekë luftarakë, 12 sisteme raketash dhe mbi 2 mijë bomba.
Top Channel