Pas 3 vitesh luftë, futbolli kthehet në Gaza dhe Palestinë, në shtator nisin aktivitetet
Joshua Zirkzee i afrohet Juventusit me hapa të vegjël. Etapa e fundit e këtij afrimi nuk lidhet me të personalisht, por e përshpejton largimin e tij nga Manchester United.
Te Djajtë e Kuq, është rikthyer në skuadër Marcus Rashford i kthyer nga Barcelona ku ishte dhënë në formë huazimi dhe i destinuar që të qëndrojë në Old Trafford nën urdhrat e Michael Carrick. Që do të thotë se për Zirkzee nuk ka më hapësirë në skuadër dhe largimi i tij bëhet gjithnjë e më shumë konkret; Juventus është gati ta marrë atë me huazim, por më parë duhet t’i gjejë vend holandezit, ndoshta duke larguar Jonathan David.
Manchester United në këtë mënyrë e shembi murin e tij në lidhje me kushtet e operacionit për Zirkzee. Holandezi tani mund të largohet me huazim me të drejtë blerjeje, një kusht që e bën të plotësueshëm për Juventusin. Klubi bardhezi ka shpenzuar tashmë mjaftueshëm për Kolo Muani dhe Alajbegovic dhe kështu kërkon lojtarë për të plotësuar skuadrën pa rënduar më shumë bilancin financiar.
Zirkzee, që e njeh futbollin italian duke qenë se ka një ta kaluar te Bologna, përfiton 3.5 milionë euro, një shifër kjo që është e përballueshme nga arkat e Juventusit, por gjithsesi largimi i David është i nevojshëm. Kanadezi deri tani është i palëkundur në qëndrimin e tij; dëshiron që të qëndrojë në Torino, por nuk e gëzon besimin e Spallettit që nuk e sheh të përshtatshëm për lojën e tij
Çështja David në Continassa nuk është aspak e lehtë sepse kanadezi verën e kaluar erdhi me parametra zero, e megjithatë është paga e tij prej 6 milionë euro neto në sezon që rëndon mbi bilanc e sidomos komisionet për agjentët që paguhen për firmën e tij dhe që duhen amortizuar. Nga shitja e kartonit të David, Juventus mund të sigurojë plusvalence, por kurimi i krenarisë së tij në këtë moment nuk duket se është diçka e lehtë. Jonathan David i ka refuzuar ofertat e ardhura nga Turqia dhe mendon të largohet nga Juventus vetëm për një klub prestigjioz. Për të është PSG që kohët e fundit ka nisur të bëjë lëvizjet, ndërkohë që në horizont është shfaqur edhe Aston Villa. Juventus e ka me ngut dhe koha iken; ka më shumë mundësi që ai të largohet me huazim në fund të merkatos në mënyrë që Zonja e Vjetër të mos e humbasë Zirkzee.
Top Channel