Darwin Nunez drejt Turqisë, injoron Besiktasin për të kaluar te Trabzonspori i Muçit dhe Salah
Dusan Vlahovic është gati të zgjidhë dilemat për të ardhmen dhe Turqia po afrohet gjithnjë e më shumë. Pas një muaj e gjysmë pritjeje dhe reflektimesh në përfundim të aventurës së tij te Juventusi, sulmuesi 26 vjeçar duket se e ka marrë një vendim dhe dha sinjalet e para të qarta për një kalim të mundshëm te Besiktasi, që deri tani është klubi më i vendosur për të siguruar shërbimin e tij.
Ajo që e anon peshoren nga ana e Stambollit është në mënyrë të veçantë prania e trajnerit Vincenzo Italiano, me të cilin sulmuesi serb ka punuar kur ishin te Fiorentina në sezonin 2021/22. Trajneri italian edhe pse kanë kaluar thuajse 5 vjet, e di si t’ia rrisë vlerën dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e tij në mënyrë që ai të kalojë sa më shpejt problemet me përshtatjen dhe të integrohet në skuadër
Në orët e fundit janë intensifikuar bisedimet dhe presidenti i Besiktasit, Serdal Adali ka konfirmuar publikisht operacionin dhe urdhëroi vartësit e tij të mbyllin sa më shpejt operacionin. Presingu po bëhet në mënyrë të veçantë te babai i futbollistit dhe përfaqësuesit e lojtarit. Propozimi ekonomik i plotëson ambiciet e futbollistit; kontratë 4-vjeçare me një pagë prej rreth 10 milionë euro në sezon plus bonusi për firmën.
Mbeten për t’u zgjidhur detajet e fundit në lidhje me bonuset e lidhura me objektivat e skuadrës e sidomos ato për paraqitjet e futbollistit, por orët e ardhshme duket se do të jenë ato vendimtare për mbylljen e suksesshme të tratativave.
Besiktas ka zgjedhur Vlahovic dhe kërkon të përshpejtojë punën edhe për të mposhtur konkurrencën e Atletico Madrid që po monitoron situatën, por që në këtë moment nuk mund të bëjë asnjë lëvizje pa shitur Sorloth. Kontaktet mes Besiktas dhe Vlahovic po ecin me ritme të larta për të reduktuar diferencat e fundit mes kërkesës dhe ofertës, por përshtypja është se e ardhmja e sulmuesit serb do të vendoset përfundimisht brenda javës së ardhshme.
Top Channel