Largim i papritur nga Milani, Athekame huazohet te Lyoni pas vetëm një sezoni
Merkatoja e Realit të Madridit e kësaj vere ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës së Los Blancos iu bashkuan Dumfries, Cucurella, Konate, Bernardo Silva dhe së fundmi Diomande me këtë të fundit që është blerja më e shtrenjte e skuadrës merenges.
E megjithatë trajneri Jose Mourinho nuk duket se është plotësisht i kënaqur me skuadrën që ai ka në dispozion.
Pas përfundimit të ndeshjes miqësore me Ferencvarosin që Reali i Madridit e fitoi me rezultatin 2-1, trajneri portugez nuk e fshehu këtë pakënaqësi.
‘Një Bernardo Silva nuk mjafton, kemi nevojë për të paktën edhe një tjetër futbollist si ai, që është në gjendje që të zërë më shumë pozicione në fushën e lojës’-ishin fjalët e trajnerit portugez të Realit të Madridit.
Top Channel