Notë financiare për kredinë/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

09/08/2026 12:23

Për të gjithë huamarrësit të cilët kanë marrë më parë kredi apo pritet të marrin kredi në vijim do të krijohet një bazë të dhënash për sjelljen e tyre financiare nga byrotë e kreditit.

Në projektligjin e hedhur për konsultim publik Ministria e Ekonomisë përcakton se Byrotë e Kreditit që pritet të ngrihen në Shqipëri do të jenë subjekte private, të organizuara si shoqëri aksionare, dhe do të kenë të drejtë të mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë informacion financiar për individët dhe bizneset, përfshirë të dhëna që shkojnë përtej kredive bankare.

Në mungesë të një sistemi të standardizuar, institucionet financiare përballen me vështirësi në vlerësimin e besueshmërisë së klientëve, çka shpesh çon në rritje të kostove të kredisë dhe përjashtim të individëve dhe bizneseve nga tregu financiar. Në këtë kuadër, projektligji synon parandalimin e mashtrimit kreditor dhe të praktikave mashtruese në procesin e dhënies dhe të përdorimit të kredisë.”, shprehet Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Modeli ndryshon nga Regjistri aktual i Kredive, i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë. Një nga elementet më të rëndësishme të projektligjit është se këto kompani private do të kenë akses të gjerë të të dhënave nga institucione të ndryshme. dhe gama e institucioneve dhe subjekteve që mund të furnizojnë me informacion Byrotë e Kreditit.

Kategoritë e ofruesve të të dhënave do të jenë bankat, institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, institucionet financiare jo-banka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, shoqëritë e sigurimit, Banka e Shqipërisë, organet tatimore, njësitë e qeverisjes vendore...”, shton ministria.

Në bazë të të dhënave të mbledhura, Byroja mund të hartojë një vlerësim të besueshmërisë financiare të individit apo biznesit. Relacioni vlerëson se individët dhe bizneset me histori të mirë financiare mund të kenë mundësi më të mëdha të negociojnë norma interesi më të favorshme dhe të marrin kredi më shpejt.

Top Channel