Largim i papritur nga Milani, Athekame huazohet te Lyoni pas vetëm një sezoni
09/08/2026 23:31
Largim i papritur në kampin e Milanit: Athekame bëhet gati t’i thotë lamtumirë skuadrës pas vetëm një sezoni si kuqezi. Mbrojtësi i krahut duket tashmë një hap larg Lyon-it, pasi klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre me formulën e huazimit të thjeshtë (pa të drejtë blerjeje).
Gjatë sezonit të kaluar, nën drejtimin e Allegrit, zvicerani zhvilloi 27 ndeshje në Serie A, të cilave u shtoi edhe dy gola e dy asiste. Për Athekame-n hapet tani mundësia për të treguar vlerat e tij në Ligue 1 me fanellën e klubit francez, ndërsa në qershor të vitit 2027 do të jetë sërish koha për vlerësime të reja me drejtuesit e klubit milanez.
Top Channel