Në fshatin Kotë të Bashkisë së Selenicës është zhvilluar festivali folklorik në këngë dhe traditë, ku për tre net do të performojnë 25 grupe.
Këngë, valle, kostume popullore dhe tradita të trashëguara ndër breza janë ngjitur në skenën e fshatit, në natën e parë të Edicionit të katërt të Festivalit Folklorik.
Debati për të ardhmen administrative të Selenicës u bë pjesë edhe e kësaj mbrëmjeje folklorike. Pjesëtarë të grupeve labe shprehën shqetësimin se shkrirja e Bashkisë Selenicë me Vlorën do të mund të sillte, sipas tyre, humbjen graduale të vlerave dhe traditave të kësaj zone.
Në këtë edicion marrin pjesë 25 grupe folklorike, ndërsa juria përzgjodhi pesë prej tyre për natën finale. Mes finalistëve është edhe grupi vllah “Uan Shollaj”. Një vlerësim edhe për komunitetin vllah të Selenicës, që ndër breza ka ruajtur gjuhën, këngën dhe traditat e tij.
Top Channel