Historisë mes Romelu Lukakut dhe Napolit po i vjen fundi. Sulmuesi belg nuk do t’i bashkohet skuadrës në Castel di Sangro ku është grumbulluar dhe tashmë e sheh veten jashtë projektit teknik të skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Për drejtorin sportiv, Giovanni Manna, tani prioritet absolut është gjetja e sistemimit ideal për Big Rom që do të ishte një moment i rendësishëm që do të lejonte Napolin të krijonte burime financiare për të bërë blerje në merkaton e transferimeve.

Pista arabe dhe interesi i Atlanta United në MLS mbeten opsione më të largëta, pasi sulmuesi dëshiron të qëndrojë në futbollin evropian dhe në orët e fundit në horizont është shfaqur liga turke. Fenerbahçe hyri me forcë në garë për Lukaku dhe sipas gazetarit Orazio Accomando, pasi studioi edhe profilet e Serhou Guirassy të Borussia Dortmund dhe Ollie Watkins të Aston Villa, e vendosi qendërsulmuesin belg në krye të listës së dëshirave. E reja në këtë pikë është se tani vetë Lukaku tani është i hapur ndaj një transferimi në Turqi; një opsion që e intrigon, por me kushtin që paga e tij të jetë e lartë.

Gjithsesi mbetet për t’u gjetur një marrëveshje në aspektin financiar mes Napolit dhe Fenerbahçes për të mbyllur këtë operacion. Duke parë situatën e krijuar mes futbollistit dhe klubit italian, Fenerbahçe po kërkon të sforcohet dhe nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 6-7 milionë euro për kartonin e Big Rom, ndërsa Napoli kërkon që të arkëtojë të paktën 10-12 milionë kjo edhe sepse 40% e shifrës së shitjes do të shkojë në arkat e Chelsea si pjese e marrëveshjes me londinezët për rishitjen e futbollistit. Përfaqësuesit e Lukakut prej kohësh kanë nisur punën për të reduktuar diferencat dhe për të gjetur një zgjidhje që të kënaqë të gjitha palër me Napolin që shpreson që realizojë këtë shitje brenda fundjavës.

Largimi i Lukaku është çelësi për të zhbllokuar merkaton e blerjeve të Napolit dhe një ditë më parë në Castel Di Sangre u pa të shkojë agjenti i Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian ka shfaqur disponibilitetin për t’u transformuar te Napoli, por ky i fundit për të mposhtur konkurrencën dhe të mbyllë operacionin, duhet që të konkretizojë transferimin e Lukakut.

Top Channel