Rebusi për të ardhmen e Dusan Vlahovic duket se po i afrohet zgjidhjes pasi pas 2 javëve gjërat do të bëhen serioze. Porta e Juventusit nuk u rihap kurrë, por e ardhmja e sulmuesit serb mund të ketë sërish ngjyrat bardhezi sepse klubi që ka shfaqur më shumë interesin e tij për Vlahovic është pikërisht Besiktasi ku është edhe trajneri Vincenzo Italiano me të cilin futbollisti ka punuar kur ishte te Fiorentina

‘Po punojmë dhe po flasim me të-ishin fjalët e thëna nga presidenti i Besiktasit, por qe ende nuk e ka mbyllur këtë çështje dhe tani do t’i duhet që të mposhtë edhe konkurrencën e Atletico Madrid që sipas gazetarit Matteo Moretto ka hyrë me forcë në garë për shërbimin e Dusan Vlahovic.

Por Atletico Madrid që e sheh serbin si lojtarin ideal për sulmin e tij, fillimisht duhet të sigurojë të ardhura dhe të krijojë hapësirë në repartin e avancuar përmes shitjes së Alexander Sorloth. Sulmuesi norvegjez që është vënë prej kohësh në shënjestrën e Juventusit vlerësohet 40 milionë dhe pëlqehet shumë edhe në Turqi ku Fenerbahçe dhe vetë Besiktasi po monitorojnë me vëmendje situatën e tij.

Sorloth duket i hapur për një transferim në kampionatin turk, por pretendon të ketë një kontratë të rëndësishme. Fenerbahçe duket se është në pole position, por edhe Besiktas po e sheh mundësinë që të bëjë një sforco ekonomike për të siguruar shërbimin e norvegjezit duke plotësuar kërkesën e tij për pagën. Është kjo një ndërthurje në lëvizjet e merkator së mund t’i hapë Dusan Vlahovic, dyert e Ligës spanjolle.

Top Channel