Vatra e zjarrit në Panahor ende aktive, 95 forca speciale të angazhuara në terren, ndihmë edhe nga ajri

07/08/2026 08:25

Vijon puna në terren për izolimin e vatrës së zjarrit në fshatin Panahor të Mallakastrës.

Aktualisht në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të MZSH-së, si dhe 30 forca bashkiake.

Ndërkohë, ka nisur edhe operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Top Channel