Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi në Durrës, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

06/08/2026 16:48
foto ilustruese

Një 40-vjeçar, Euglent Lamçe ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.

40-vjeçari humbi ndjenjat gjatë punës në një kanier ndërtimi. Më pas ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Ndërkohë po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel